Vendosni fjalën kyçe....

“Sanksionet kundër Rusisë thjesht s’po funksionojnë, na duhen bisedime” – Macron


Presidenti i Francës Macron i ka bërë thirrje BE-së të rivlerësojë qasjen e saj të politikës së jashtme ndaj Rusisë, duke argumentuar se strategjia e tanishme e bllokut nuk po ndihmon për të rivendosur marrëdhëniet konstruktive midis Moskës dhe Perëndimit.

Duke folur në një konferencë shtypi, Macron tha se ‘me Rusinë, politika e sanksioneve progresive mbi situatat e ngrira nuk është më një politikë efektive’.

“Unë mendoj se jemi në një moment të së vërtetës në marrëdhënien tonë me Rusinë, e cila duhet të na çojë të rimendojmë kushtet e tensionit.” – shtoi shefi i Elizesë.

I pyetur nga gazetarët se si BE-ja mund të paraqesë objektivat e saj politikë në raste si ajo e burgimit të figurës ruse të opozitës Alexey Navalny, Macron u tërhoq prapa, duke pyetur. “Çfarë do të dëshironit të bënim? A fillojmë një konflikt të armatosur? A i ndërpresim plotësisht marrëdhëniet? A shkojmë më tej me sanksione?”

Ndërsa nuk sugjeroi që sanksionet që janë në fuqi të hiqeshin, ai tha se përkrahte ‘dialogun strategjik’ me Moskën dhe kishte folur rregullisht në telefon me me homologun e tij rus, Putin. Një rishikim i politikës së BE-së, sugjeroi ai, do të ishte një hap drejt një kuptimi më të mirë të qëllimeve të Rusisë në Evropën kontinentale dhe se si BE duhet t’u përgjigjet atyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *