Vendosni fjalën kyçe....

Turma në Meksikë linçon e vret vrasësen e dyshuar të 8-vjeçares, policia nuk ndërhyn (Vide0)


Një turmë njerëzish linçoi një grua që dyshohet se rrëmbeu dhe vrau një vajzë 8-vjeçare në Meksikë javën e shkuar ndërkohë që policia e pranishme në vendngjarje nuk ndërhyu aspak po i la të bënin ç’të donin.

As presidenti Obrador nuk e ka kritikuar sjelljen e policisë. Gruaja, së bashku me dy burra, dyshohen se kishin rrëmbyer dhe vrarë një vajzë 8-vjeçare, duke shkaktuar zemërim tek banorët e zonës.

Një grup protestuesish rrethuan shtëpinë e gruas, duke e kërcënuar se do e tërhiqnin zvarrë jashtë.

Policia ndërhyri dhe e futi gruan në një kamionçinë, por më pas u duk se qëndronte prapa ndërsa turma e tërhoqi gruan nga kamioni në rrugë, ku e shkelmuan dhe e rrahën. Më pas, policia mori trupin e palëvizur të gruas dhe u konfirmua se ajo kishte vdekur nga plagët e marra.

Presidenti Andrés Manuel López Obrador iu drejtua incidentit të martën, pasi një gazetar e pyeti nëse policia kishte gabuar. Obrador u përgjigj se policia nuk mund të bënte asgjë dhe se ishte shumë e vështirë të ruhej rendi në situata të tilla.