Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja e plagosjes së efektivit të ‘Shqiponjave’ në Tiranë


Ka dalë videoja e plagosjes së efektivit të policisë Edlir Alleshi, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë.

Në videon e shfaqur nga Shqiptarja, tregohet dinamika e ngjarjes e plagosjes për të cilën është arrestuar autori Klered Bozhanaj. Ngjarja ndodhur në zonën e Kinostudios rreth orës

17 e 36, ku 42-vjeçari qëllon me pistoletë efektivin e ‘Shqiponjave’.

Autori u arrestua 24 orë pas ngjarjes pasi hyri në shtëpinë e tij në zonën e ‘Kinostudios’. Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën.