Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO – Mero Baze thumbon Gaz Bardhin: Një dashuri e re po lind


Botuesi i Gazetës TemA nëpërmjet një video të postuar nga fjalimi i Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, ka thumbuar kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Në fjalën e tij në Kuvend për të mbrojtur amendimin e Gazment Bardhit pasi PS-ja bashkoi votat me Rithemelimin për të votuar Amnistinë Penale, Ulsi Manja thur lavde për deputetin duke thënë se është i mbështetur në të dhëna nga prokuroria.

Baze këtë fjalim lavdërues të Manjës ndaj Bardhit e ka quajtur “lindjen e një dashurie të re”.

Ditën e sotme me votat e Partisë Socialistë dhe RIthemelmit në opozitë u votua Amnistia Penale e cila parashikon lirimin e 700 të dënuarve për vepra të lehta apo edhe për ata me një moshë të caktuar.