Vendosni fjalën kyçe....

Nga 25 prilli biletë për hyrje në Venecia, tarifë 5 euro për turistët


Nga 25 prilli, çdo person që do të vizitojë qytetin historik të Italisë, Venecia, do të duhet të paguajë një tarifë hyrëse. Bileta do të kushtojë 5 euro dhe mund të blihet online. Turistët do të marrin një kod QR, i cili do të paraqitet para autoriteteve përkatëse të kontrollit.

Nga pagesa përjashtohen banorët e përhershëm, studentët dhe ata që vizitojnë Venecia për arsye shëndetësore ose pune.

Kjo pagesë vlen vetëm për ata që do të kalojnë natën në qytet. Personat që duan të vizitojnë Venecian vetëm për një ditë, pa fjetje, nuk do të duhet të paguajnë tarifën. Ata duhet të regjistrohen në faqen zyrtare të qytetit për të hyrë në qendrën e saj historike pa u gjobitur.

Kryebashkiaku i Venecias e ka krahasuar “trimërinë” e vendimit të tij me atë të eksploruesit legjendar venecian Marco Polo. Ai sqaroi se tarifa është në fazën eksperimentale, se do të zgjasë deri në fudn të korrikut. Sipas Luigi Brugnaro tha se objektivi nuk ishte të fitonte para, por të “mbronte” qytetin historik, i cili tërheq rreth 40,000 vizitorë në ditë.

“Ne kemi për detyrë t’i ruajmë këto qendra të mëdha historike të botës,” deklaroi kryebashkiaku i Venecias.