Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Unë e kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, prokurorët ta hetojnë


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së të Rithemelimit, Gazmend Bardhi në Syri TV komentoi deklaratat e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në Kuvend mbi akuzat ndaj vëllait të kryeministrit.

“Taulant Balla në Kuvend më tha: ti bën këto akuza se ti ka thënë Sali Berisha. Unë kam nxjerrë pjesë të dosjes, Edi Rama më thotë ke bërë kallëzim të rremë. Në fakt janë ata që kanë kryer kallëzim të rremë”, tha Bardhi.

Ai tha se ka depozituar në SPAK të njëjtin model si në rastin e Edi Ramës për çështjen McGonigal.

“Dosja është atje, unë çoj të dhënat dhe faktet. Ata duhet të nxjerrin dosjen nga sirtari, ku ka zënë pluhur”, tha Bardhi.

 Ai tha se do i shkojë deri në fund dosjes dhe do të surprizohen dhe do të dështojnë në mënyrë spektakolare.