Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se abuzuan seksualisht me vajzën e sëmurë nga Kosova, arrestohen dy vëllezër në Kukës


Policia ka arrestuar dy vëllezër nga Kukësi, të cilët dyshohen se kanë abuzuar seksualisht me një vajzë 20-vjeçare, e cila vuante nga probleme fizike por dhe të karakterit mendor.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.

Ata dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën nga Kosova, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *