Vendosni fjalën kyçe....

Aministia Penle/ Bardhi i përgjigjet Bashës: Deklaratë në gjendje gjumi, s’do përfitojë asnjë i dënuar a hetuar nga SPAK


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi se opozita ka mbajtur të njëjtin qëndrim për çështjen e amnistisë penale, si në rastin edhe të Lulzim Bashës.

“Lajmi mirë që Basha ishte zgjuar që në orën 8. Sot është një ditë e rëndësishme për Kuvendin, se kryeministri do duhej të ishte për të dhënë llogari për dosjen Xibraka por ka vendosur të dhunojë kushtetutën. Sa i takon amnistisë, në rastin konkret grupi i PD është kujdesur që drafti që votohet këtë vit për amnistinë të jetë i njëjtë për draftet e mëparshme edhe kur votohej nga Basha, me dy tre dallime që kemi prezantuar. Asnjë anëtar i krimit nuk përfiton amnisti nga drafti, ndryshe nga sa ka ndodhur në vitin 2014, ku me votë të Bashës ka patur amnisti për anëtarët e krimit të organizuar. Asnjë zyrtar i dënuar nga GJKKO nuk përfiton amnisti, së treti ndryshe nga sa është vepruar nga të gjithë herët e tjera, janë përfshirë të gjitha rastet e protestuesve të opozitës e shoqërisë civile që përfitojnë. Dua të theksoj se nuk ka asnjë zyrtar i korruptuar. Asnjë politikan nuk përfiton, asnjë zyrtar i lartë i korruptuar”, u shpreh Bardhi.