Vendosni fjalën kyçe....

“Qeveri teknike për zgjedhje të lira” – Berisha kërkon të përsëritë skenarin e vitit 2017


Kryetari i PD-së të Rithemelimit duket se po kërkon të përsërisë skenarin e vitit 2017 për të cilin e kritikoi zëvendësuesin e tij në atë kohë, Lulzim Basha.

Në fjalimin e përnatshëm përpara mbështetësve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha tha se e vetmja zgjidhje është krijimi i një qeverie teknike për të shkuar drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rrugë tjetër për t’u marrë me diktaturën, përveç mosbindjes civile nuk ka. Ndaj duhet guxim, guxim dhe guxim. Dhe të shporrim, të largojmë nga pushteti këtë bandë, këtë aleancë të pushtetit me krimin. Të krijojmë qeverinë teknike, të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Koha është e guximtarëve, guximtareve. Ndaj dhe koha ka ardhur, çdo ditë që kalon është ditë e humbur të ecur të sigurt drejt fitores që na pret”, tha midis të tjerash Berisha.

Pas krisjes me Lulzim Bashën pas zgjedhjeve të 2021, Sali Berisha e sulmoi marrëveshjen e 2017 duke theksuar se ajo është në fuqi ende.

Në vitin 2017, Lulzim Basha pas ngritjes së çadrës dhe kërcënimeve për mos hyrje në zgjedhje pak para zgjedhjeve arriti të bënte më 17 maj marrëveshjen me Ramën për qeveri teknike e cila funksionoi deri në shtator me krijimin e qeverisë së re të dalë pas zgjedhjeve të cilat u fituan po nga Edi Rama këtë herë jashtë kualicionit me LSI-në (tani Partia e Lirisë).

Ndërsa Rithemelmi arriti të ulë tensionet me shumicën në parlament duke shkëmbyer bllokimin e seancave me ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare.