Vendosni fjalën kyçe....

LSI e çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën


LSI e ka çuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Gjirokastrës.

KAS e rrëzoi kërkesën e LSI e PD për këtë qark, duke mos pranuar të marrë prova shtesë në institucionet shtetërore apo entet publike mbi manipulimin e pretenduar të zgjedhjeve në këtë qark në 25 prill duke lënë në fuqi rezultatin e KQZ.

LSI e quajti vendimmarrjen e KAS politike. Edhe PD pritet ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën, siç ka deklaruar më herët Ivi Kaso, përfaqëuesi i PD në KAS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *