Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Ndalimi i TikTok në ShBA vetëm sa do fuqizonte Facebook-un


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar një projekt-ligj të Kongresit për të detyruar kompaninë mëmë të TikTok të shesë aplikacionin ose do ndalohet në SHBA.

Trump, i cili u përpoq të ndalonte TikTok në vitin 2020 ndërsa ishte në Shtëpinë e Bardhë, tha se propozimi do t’i jepte avantazhe të padrejta pronarit të Facebook, Meta.

Ligjvënësit po debatojnë një masë që do të detyronte kompaninë mëmë TikTok ByteDance ta shesë atë deri më 30 shtator.

Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë projektligjin nëse ai kalon.

“Pa TikTok, ju mund ta bëni Facebook-un më të madh dhe unë e konsideroj Facebook si armik të njerëzve”, tha Trump për NBC të hënën.

I pyetur për sigurinë e aplikacionit, kandidati republikan presidencial tha se “ka shumë të mira dhe ka shumë të këqija” me platformën e mediave sociale.

“Ka shumë njerëz në TikTok që e duan atë. Ka shumë fëmijë të vegjël në TikTok që do të çmenden pa të,” shtoi Trump.

Ai tha se ishte dakord me ata që e shohin TikTok si një kërcënim të sigurisë kombëtare, por argumentoi se Facebook ishte gjithashtu një kërcënim për qeverinë amerikane.