Vendosni fjalën kyçe....

Princesha e Uellsit kërkon falje për modifikimin e fotografisë: Eksperimentoj herë pas here me editimin


Kate, Princesha Britanike e Uellsit, kërkoi falje në mediat sociale të hënën për “çdo konfuzion” të shkaktuar nga një fotografi e rregulluar e cila ishte lëshuar nga zyra e saj Kensington Palace një ditë më parë.

“Ashtu si shumë fotografë amatorë, unë eksperimentoj herë pas here me editimin,” tha mesazhi në X, i nënshkruar me një “C” që nënkuptonte se ishte dërguar nga Kate. 

Doja të shprehja faljen time për çdo konfuzion që shkaktoi fotografia familjare që shpërndamë dje”.

Në foto, një Kate, 42-vjeçare, e qeshur, u shfaq duke pozuar me fëmijët e saj, princat George dhe Louis dhe Princesha Charlotte në Windsor, ku jeton familja. Pallati Kensington tha se fotografia ishte bërë nga bashkëshorti i saj, trashëgimtari i fronit Princi William, javën e kaluar.

Një burim mbretëror tha se Kate kishte dashur të postonte një foto joformale të familjes së saj për të shënuar Ditën e Nënës, e cila u festua në Britani të dielën, dhe kishte bërë rregullime të vogla.

Fotoja tashmë kishte tërhequr vëmendjen e madhe të mediave pasi ishte fotografia e parë zyrtare e Kate që kur ajo kaloi dy javë në spital pasi iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar për një gjendje jo kanceroze, por të paspecifikuar.

Edhe pse zyra e saj tha se ajo nuk do të kthehej në detyrat publike deri pas Pashkëve dhe se po shërohej, mungesa e saj ka çuar në spekulime intensive për shëndetin e saj në mediat sociale javët e fundit.

“Faleminderit për urimet tuaja të mira dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë dy muajve të fundit”, shkroi Kate në një mesazh që shoqëroi foton e së dielës, shkruan Reuters.