Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, shtyhet ndeshja Dinamo City-Teuta


Vetëm pak minuta më parë, Departamenti i Garave në FSHF ka njoftuar se ndeshja e javës së 27-të të kategorisë “Abissnet Superiore”, Dinamo City–Teuta nuk do të luhet sot për shkak të reshjeve të kushteve atmosferike.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha e të vazhdueshme të stafit të klubit durrsak për të rikthyer fushën e stadiumit “Niko Dovana” në normalitet, reshjet e mëdha të shiut e bëjnë të pamundur zhvillimin e ndeshjes.

Në ditët në vazhdim Departamenti i Garave në FSHF do të vendosë edhe për datën se kur do të luhet kjo ndeshje.