Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldos “i ikën truri”, godet me bërryl kundërshtarin (Video)


Ylli portugez i furbollit Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi më bërryl kundërshtarin në gjysmëfinalen e Kupës së Arabisë Saudite.

Në një ndeshje të tensionuar, Ronaldos i “iku truri” për një çast teksa ekipi i tij Al-Nassr po mundej në gjysmëfinalen e trofeut.

Përplasja shpërtheu në fundin e ndeshjes pasi legjenda e Real Madridit dhe Manchester United u nxorr jashtë loje më karton të kuq pas përplasjes me Ali Al-Bulaihi të Al-Hilal.

Al-Bulaihi u përpoq të parandalonte superyllin portugez që të rrëmbejë topin për të kryer një rivënie të shpejtë.

Më pas u shfaqën pamjet që tregonin Ronaldon duke ngritur bërrylin në drejtim të mbrojtësit të Al-Hilal, duke bërë që ky i fundit të rrëzohej në fushë gjë që u pasua me përplasje të lojtarëe nga dy kampet.