Vendosni fjalën kyçe....

Dënimi i Belerit, djali i tij: Greqia të mbajë një qëndrim të qartë


Një tjetër betejë ligjore, këtë herë në Gjykatën e Apelit, do të zhvillojë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i burgosur prej gati 10 muajsh, pas dënimit nga Gjykata e Posaçme.

Djali i tij, Petro Beleri ka folur për ethnos.gr në lidhje me vendimin për babain, duke theksuar se familja e tij dhe himariotët janë të vendosur të çojnë çështjen deri në fund në mënyrë që të zbardhet e vërteta.

“Ky vendim i shërben 100% qëllimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur të gjitha argumentet e tyre janë rrëzuar.

Duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë kur përpiqen me çdo mënyrë të pengohet kryetari i zgjedhur ligjërisht? Tashmë qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë.

Të gjithë Himariotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, plus ata që ishin brenda në sallë. Bëhet fjalë për një gjyq historik me zhvillimin më negativ për palën greke.

Ne do të vijojmë me qëndrimin tonë të civilizuar dhe do të luftojmë deri në fund”, ka theksuar Petro Beleri, djali i Fredi Belerit.