Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Çështja “Beleri” nuk është problem mes Shqipërisë dhe Greqisë, por mungesë e demokracisë


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë shqiptare, duke e quajtur “çështjen Beleri” një shembull të shkatërrimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Në një deklaratë, Meta argumenton se ky problem nuk është thjesht një mosmarrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë, por është një simptomë e thellësisë së kapjes së institucioneve nga kryeministri dhe qeveria aktual.

Ai vazhdon me akuzën se pengesë për integrimin europian nuk është “çështja Beleri”, por veprimet e qeverisë aktuale që, sipas tij, ndalojnë integrimin e Shqipërisë në mënyrë të qëllimshme.

Çështja “Beleri” nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Çështja “Beleri” është një problem thelbësor dhe skandaloz i mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Çështja “Beleri” është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga Kryeministri dhe nga qeveria.

Nuk është çështja “Beleri” ajo që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë, por është ky Kryeministër dhe kjo mazhorancë që mban peng në mënyrë të qëllimshme integrimin europian të vendit”-shkruan Meta.