Vendosni fjalën kyçe....

Papa e cilëson ideologjinë gjinore si “rrezikun më të shëmtuar” për njerëzimin


Papa Françesku e ka dënuar teorinë gjinore si “ideologjinë e shëmtuar të kohës sonë”, duke paralajmëruar se fshirja e dallimit mes gjinive përbën një kërcënim për njerëzimin.

Duke folur në simpoziumin ndërkombëtar “Burri-Gruaja: Imazhi i Zotit” në Vatikan të premten, pontifi 87-vjeçar tha, “është e rëndësishme që të bëhet ky takim, ky takim midis burrave dhe grave, sepse sot më e shëmtuara, rreziku më i shëmtuar është ideologjia gjinore, e cila anulon dallimet, duke argumentuar se “anulimi i dallimeve do të thotë të anulosh njerëzimin”.

Vërejtjet u bënë duke iu referuar asaj që Papa e quajti një libër “profetik” – “Zoti i Botës”, një roman distopian i botuar në 1907 nga një prift katolik për një botë në të cilën feja nuk ka vend.

“Burri dhe gruaja janë gjithmonë në ‘tension’,” shtoi ai.

Komentet duket se janë në kundërshtim me vendimin e fundit të Vatikanit që lejon bekimin e çifteve të të njëjtit seks, i cili shihet nga disa si një lëvizje që synon ta bëjë kishën, e cila mban një ndalim të rreptë për martesat e homoseksualëve, më përfshirëse për komunitetin LGBTQ.

Dokumenti, i titulluar ‘Fiducia Supplicans’, u miratua nga Papa Françesku në dhjetor të vitit të kaluar me synimin për të shqyrtuar “mundësinë e bekimeve për çiftet në gjendje të parregullta dhe për çiftet e së njëjtës gjini”, me kusht që të mos “zëvendësojë ceremonitë e një bashkimi civil, madje as në lidhje me to”.

Vendimi u kritikua nga disa kisha në SHBA e disa vende afrikane.