Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Rama të mos e përdorë pushtetin për mbrojtje diplomatike, të dorëhiqet


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke marshuar për në protestën para kryeministrisë iu drejtua me një mesazh Edi Ramës.

Meta i ka drejtuar një thirrje kryeministrit Rama duke i thënë të mos përdorë pushtetin e pozitës për mbrojtje diplomatike dhe të dorëhiqet nga posti.

Protesta lidhet me çështjet me ekzistenciale të pluralizmit të drejtave të qytetarëve dhe ky vendim është mbajtur për shkak të korrupsionit të Edi Ramës. Nuk kam asnjë thirrje, vetëm qytetarët të ndërgjegjësohen sepse në këtë mënyrë kjo qeveri bandë po tregon se do të shkallmojë sigurinë juridike të çdo qytetari duke goditur Kushtetutën”, tha ai.