Vendosni fjalën kyçe....

Çiftet greke të të njëjtit seks rendin për t’u martuar pas votës historike në parlament


Yolanda Kalantzi dhe Georgia Ampatzidou u puthën kur ligjvënësit grekë votuan për të lejuar martesat civile të të njëjtit seks dhe më pas iu bashkuan çifteve të tjerë të premten duke bërë plane për ditët e tyre të mëdha.

Projektligji historik që parlamenti miratoi brenda natës gjithashtu lejoi çiftet e të njëjtit seks të birësojnë fëmijë,  një tjetër hap me rëndësi për çiftet në fjalë, shkruan Reuters.

“Kur dëgjuam se ligji u miratua, ne u prekëm thellë,” tha Kalantzi, i cili me Ampatzidou kishte udhëtuar 500 km për të qenë brenda parlamentit për votimin.

Çifti tashmë kanë rezervuar një DJ dhe një fotograf për dasmën e tyre në maj.

Vota e bën Greqinë socialisht konservatore një nga vendet e para të krishtera ortodokse që lejon bashkime të tilla.

“Ky është një çast historik për të drejtat e njeriut, duke pasqyruar Greqinë e sotme, një vend përparimtar dhe demokratik, i përkushtuar me pasion ndaj vlerave evropiane,” tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Ai u kishte kërkuar ligjvënësve që ta miratonin projektligjin.

Ligji, i festuar nga dhjetëra njerëz në rrugët e Athinës, por i kundërshtuar nga Kisha Ortodokse dhe shumë politikanë të krahut të djathtë, do duhet disa ditë për t’u zyrtarizuar.

Votimi u mirëprit nga dhjetëra vende.

“Ne e festojmë këtë çast historik së bashku me popullin, parlamentin dhe qeverinë e Greqisë”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të 28 ambasadave në Greqi, nga Holanda në Afrikën e Jugut dhe Argjentinë.