Vendosni fjalën kyçe....

Parukeritë, berberët dhe qendrat tregtare do hapen në 11 maj por me protokolle rigoroze


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë shpalljes së masave lehtësuese lajmëroi se prej 11 majit do hapen edhe një grup tjetër biznesesh që përfshijnë parukeritë, berberat dhe qendrat tregtare.

Ndërsa theksoi se kjo kategori biznesesh do njihen në javën që vjen me protokollin sanitar të cilin duhet ta zbatojnë me rigorozitet.  

Duke filluar nga 11 maji e në vijim planifikojmë disa lehtësime masash, por duke zbatuar protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, qendrat tregtare. Nga java që vjen këto biznese do të njihen me protokollet specifike dhe do të duhet që të marrin masa. Do të vijojnë të jenë të mbyllura baret, kinematë, klubet e natës palestrat dhe këndet e lojërave të fëmijëve. Do të vazhdojë karantinimi në shtëpi i të riatdhesuarve”- theksoi ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *