Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti izraelit takim sekret me kreun e Katarit për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin


Presidenti izraelit Isaac Herzog u takua fshehurazi me kryeministrin e Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, pohoi të premten uebfaqja amerikane e lajmeve Axios, bazuar në dy burime të paidentifikuara.

Axios tha se dy udhëheqësit u takuan “në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Mynihut të premten për të diskutuar negociatat që synojnë sigurimin e lirimit të pengjeve në Gaza”.

Një delegacion izraelit i sigurisë u nis të martën në Kajro për t’u bashkuar me takimin, së bashku me përfaqësues nga Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, për të diskutuar perspektivat e arritjes së një armëpushimi në Gaza dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve me Hamasin, shkruan AA.

Por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e pengoi delegacionin të kthehej në Egjipt për të marrë pjesë në një takim katërditor për një marrëveshje të propozuar për shkëmbimin e pengjeve me grupin e rezistencës palestineze, tha Channel 12 izraelit të mërkurën.