Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Krujë, “Audi” përplaset me furgonin e një fasonerie, 2 të plagosur


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Krujë.

Një mjet tip ‘Benz’ është përplasur me një furgon fasonerie.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, dy persona kanë mbetur të lënduar.

Nga informacionet e marra deri tani, një nga të plagosurit është nisur drejt spitalit të Traumës.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje. Ka nisur puna për hetimin dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.