Vendosni fjalën kyçe....

11 gjërat që duhet të dini për Theresa May


Theresa May nuk do vazhdojë shumë gjatë në drejtim të Britanisë së Madhe. Ajo ka konfirmuar se do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Konservatore më 7 qershor, por do të vazhdojë si kryeministre ndërkohë që zhvillohet gara për drejtimin e partisë.

Për të gjithë ata që janë kuriozë të dinë më shumë mbi të shkuarën e May përpara se të bëhej kryeministre, një artikull i “Buzzfeed” i para disa viteve na risjell në vëmendje një listë me gjërat që duhet të dimë.

Ka mbaruar studimet për gjeografi dhe ka punuar në Bankën e Anglisë

Kryeministrja britanike ka lindur si Theresa Brasier në Eastbourne në vitin 1956. Ajo studioi gjeografi në Universitetin e Oksfordit para se të punonte në Bankën e Anglisë deri në mesin e viteve 1980. Më pas ajo u bë konsulente financiar për Shoqatën për Shërbimet e Klientit të Pagesave – ndërsa shërbeu si këshilltare e konservatorëve, përpara se të zgjidhej më në fund si deputete për Maidenhead në vitin 1997.

Shpesh krahasohet me kancelaren gjermane Angela Merkel

Të dyja, May dhe Merkel janë admiruar për vendosmërinë e tyre të palodhshme dhe të patundur për të vazhduar punën. Ashtu si Merkel, edhe May u rrit si bija e një kleriku protestant në një familje që në thelb kishin shërbimin publik. Të dyja politikanet kanë një dashuri të përbashkët për alpinizmin.

Me bashkëshortin e njohu Benazir Bhutto, i cili u bë më vonë kryeministër i Pakistanit

Theresa Brasier u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Philip May, në një disko të nxënësve konservatorë nga miku i tyre i përbashkët Bhutto, i cili u vra në vitin 2007 pasi u shërbeu për dy mandate si kryeministër i Pakistanit.

Çifti u martua në vitin 1980 kur ishin 23 vjeç dhe ishte 22 vjeç dhe nuk bënë fëmijë. May e ka përshkruar burrin e saj, një bankier investimesh, si “shkëmbi” i saj – veçanërisht kur të dy prindërit e saj u ndanë nga jeta brenda muajsh njëri pas tjetrit, menjëherë pas martesës së saj.

May mbajti një profil shumë të ulët gjatë referendumit për BE-në

May mbështeste David Cameron në thirrjen për qëndrimin e Britanisë në BE, por ajo qëndroi shumë e qetë gjatë fushatës.

Deputetët besojnë se kjo ishte një lëvizje me tru që synonte sigurimin e mbështetjes më të përhapur përpara një konkursi të mundshëm të lidershipit të konservatorëve.

Dikur paralajmëroi se konservatorët ishin “partia e keqe”.

Kur May u bë kryetare i partisë në vitin 2002, ajo tha në një konference të befasishme partiake: “Baza jonë është shumë e ngushtë dhe kështu, herë pas here janë dhe simpatizantët tanë. E dini si na thërrasin disa njerëz? Partia e keqe.”

Konservatorët ishin jashtë pushtetit për tetë vjet para se ata më në fund mundën Partinë Laburiste.

May tha se një imigrant i paligjshëm kishte evituar dëbimin për shkak të maces

Në vitin 2011 të gjithë u habitën, kur May tha: “Ne të gjithë e njohim historitë për Aktin e të Drejtave të Njeriut … në lidhje me emigrantin e paligjshëm që nuk mund të dëbohet, dhe s’po e shpik këtë, sepse ai kishte një mace të përkëdhelur”. Gjykatësit dhe aktivistët për të drejtat e njeriut menjëherë e akuzuan atë për fakte të gabuara dhe madje edhe kolegu i saj, që më vonë u bë sekretari i drejtësisë Ken Clarke, tha: “May më befasoi, nuk mund të besoj se dikujt i është refuzuar dëbimi vetëm për shkak se ka një mace”.

May ishte përgjegjëse për furgonat “Shko në shtëpi”

May u kritikua ashpër në vitin 2013 për një fushatë reklamash, që u thonin emigrantëve të paligjshëm që të “shkojnë në shtëpi ose të përballen me arrestimin”.

Dy furgona qarkulluan rreth Londrës me sloganin “Shko në Shtëpi” dhe numrin e arrestimeve në zonën lokale. Por Laburistët i akuzuan konservatorët për përdorimin e “gjuhës së Frontit Kombëtar” dhe fushata u shkatërrua. Thuhet se kjo fushatë arriti vetëm riatdhesimin vullnetar të një personi.

May është mbështetëse e martesave mes të njëjtit seks, por votoi kundër të drejtave të adoptimit për çiftet homoseksuale në vitin 2002

May votoi kundër promovimit të homoseksualitetit në shkolla – në vitin 2000. Por pikëpamjet e saj kanë ndryshuar përgjatë viteve. Ajo votoi në favor të martesave mes të njëjtit seks në vitin 2013, duke thënë: “Martesa duhet të jetë për të gjithë.”

Fotografët janë të fiksuar me këpucët e saj

Dashuria e Theresa May për këpucët nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat, me fotografët që gjithnjë përpiqen të shkrepin një foto kur ajo vesh një palë të reja në çdo event.

Ajo pëlqen të mos duket shumë dhe gjërat e saj i mban private

May nuk pëlqen të duket shumë. Gazetarët gjithmonë përpiqen të marrin ndonjë informacione off-rekord nga ajo në dreka dhe takime.

“Unë e di që nuk jam një politikanqë dukem. Unë nuk shkoj në studio televizive, nuk bëj thashetheme për njerëzit gjatë drekave, nuk shkoj të pi në baret e Parlamentit, nuk i nxjerr të gjitha çfarë kam në zemër. Thjesht bëj punën që kam përpara”, tha May kur shpalli kandidaturën e saj për të drejtuar konservatorët.

May vuan nga diabeti

Theresa May vuan nga diabeti i tipit 1 dhe duhet të injektojë veten me insulinë dy herë në ditë. Në vitin 2013 May zbuloi se ishte diagnostikuar me diabetin e tipit 1, por këmbënguli se kjo nuk do të ndikonte në punën e saj. Ajo tha se sëmundja kishte kontribuar në humbjen e peshës dhe e bënte të lodhej. Por ajo shtoi se: “Lodhja mund të jetë pjesë e punës. Është me kohë të plotë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *