Vendosni fjalën kyçe....

Video/’Rrush dhe kumbulla’, moderatori amerikan flet shqip në emision, Dua Lipa shpjegon shprehjet


Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është dhe një nga ambasadoret më të mira që ka vendi ynë në arenën ndërkombëtare. 

Ylli i popit kjo ka promovuar shumë herë Shqipërinë dhe Kosovën në sytë e botës.

E ftuar në emisionin e Jimmy Kimmel Live në SHBA, këngëtarja ka folur shqip duke i shpjeguar moderatorit disa nga shprehjet më të njohura shqiptare si: ‘i bëri rrush e kumbulla’ ose ‘hyp se të vrava, zdryp se të vrava’.

Dua Lipa e ka shpjeguar në mënyrën më të mirë kuptimin e tyre, duke bërë që ta kaloj testin me sukses.

Gjithashtu dhe këngëtarja e përgëzoi moderatorin dhe mbeti e habitur për mënyrën se si moderatori Jimmy Kimmel foli shqip.