
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka marrë fjalën përpara protestuesve të mbledhur në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e saj për kauzën e qytetarëve shqiptarë dhe duke garantuar se zëri i tyre do të përcillet edhe në institucionet europiane.
“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do të shprehet edhe në Bruksel. Do të luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci”, deklaroi Strik.
Eurodeputetja theksoi se vala e protestave dëshmon se qytetarët shqiptarë nuk pranojnë cenimin e lirive themelore dhe kërkoi që qeverisja të jetë më pranë qytetarëve.
“Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur”, u shpreh ajo.