
Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante me mbishkrimin “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”, gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.
Banderola u shfaq nga ballkoni i Universitetit Politeknik, ndërsa studentët ndezën edhe flakadanë, duke krijuar një nga momentet më simbolike dhe kulmore të protestës.
Me këtë veprim, studentët përcollën mesazhin se nuk e kanë harruar protestën historike studentore të vitit 2018, e konsideruar si mobilizimi më i madh i studentëve në Shqipëri që prej vitit 1991.
Shpalosja e banderolës u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga protestuesit e mbledhur në shesh, të cilët vijuan thirrjet kundër qeverisë dhe përsëritën kërkesën e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.