Vendosni fjalën kyçe....

“Adios India, shihemi…kurrë më” – Komentet e tenistes serbe nxisin polemika të ashpra


Ylli serb i tenisit Dejana Radanoviç ka ndezur polemika në internet për kritikimin e kushteve të jetesës në Indi, pasi mori pjesë në turne të nivelit të mesëm në disa qytete indiane në fillim të këtij viti.

Pas humbjes ndaj Vaidehi Chaudhari të Indisë, Radanoviç shprehu pakënaqësinë me qëndrimin e saj në vend, duke shkaktuar reagime të forta në mediat sociale.

“Adios India, shihemi kurrë më…kurrë më…kurrë”, shkroi ajo në Instagram. Në një postim tjetër shkruhej: “Përshëndetje qytetërim. Vetëm ata që kanë përjetuar diçka si India për 3 javë mund ta kuptojnë ndjenjën.” Radanoviç pretendoi se ishte sëmurë duke ngrënë fruta në vend gjatë një vizite të mëparshme.

Njerëzit reaguan menjëherë në mediat sociale.

“Komente që vijnë nga një person i bardhë, vijnë erë racizmi”, pohoi një individ në X.

Askush nuk ju detyroi të pini ujë rubineti.” – shkroi një tjetër.

Ndërsa zemërimi ziente në internet, atletja ndryshoi cilësimet në faqen e saj në Instagram për të kufizuar komentet. Një ditë më vonë, ajo doli përsëri në platformë, duke pyetur pse komentet e saj ishin cilësuar si racizëm. Ajo specifikoi se çfarë nuk i pëlqente në Indi: ushqimi, trafiku dhe higjiena.

“Nëse vini në vendin tim, Serbi, dhe nuk ju pëlqejnë të njëjtat gjëra, kjo do të thotë se jeni racist?” ajo pyeti.

Sqarimi u prit me një valë të re kritikash.

Të tjerë i krahasuan komentet e saj me komentet për Indinë nga ylli i basketbollit amerikan Kevin Durant pas vizitës së vendit në vitin 2017.

“Ju shihni lopë në rrugë, majmunë që vrapojnë kudo, qindra njerëz në anë të rrugës, një milion makina dhe asnjë rregull trafiku. “ – tha Durant në atë kohë, duke shkaktuar zemërim tek indianët.

Në dekadën e fundit, qeveria e kombit më të populluar në botë ka nisur disa iniciativa për të përmirësuar kushtet e ujit, kanalizimeve dhe higjienës.