Vendosni fjalën kyçe....

Pogradec, 29-vjeçari bashkëjetesë prej 2 vitesh me 12-vjeçaren


Një 12-vjeçare dyshohet se prej kohësh është abuzuar seksualisht nga një 29-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ndërsa policia ka ndaluar të riun.

Kallëzimin sipas policisë e ka bërë nëna e 12-vjeçares. Por ajo që bëhet e ditur po nga të njëjtat burime është se ka qenë nëna ajo që ka bashkëjetuar me babanë e 29-vjeçarit, së bashku me këtë të fundit dhe vajzën e saj.

Sipas policisë ata bashkëjetonin të katërt në shtëpi ndërsa vajza në prani të psikologes ka thënë se me djalin kanë 2 vite lidhje.

Ajo gjithashtu ka treguar se ka qenë dëshira e 2 palëve për të krijuar këtë lidhje. Ndërkohë policia e ka shoqëruar 29 vjeçarin në komisariat për të kryer veprime të mëtejshme procedurale.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec ndaluan me iniciativë shtetasin K. T., 29 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçare, e cila në prani të prindërve të saj dhe psikologëve ka deklaruar se ka një lidhje 2-vjeçare me shtetasin K. T.”, deklaron policia.