Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO jep vendimin, Veliaj mbetet në burg, masa ndryshon vetëm për Ajola Xoxën


Gjykatësi Erjon Bani ka dhënë vendimin për të akuzuarit e dosjes kundër Veliajt pas seancës së gjatë ditën e sotme.

Bani ka vijuar vazhdimin e masës së sigurimit për Erion Veliajn ndërsa ka ndryshuar masën për bashkëshorten e kryebashkiakut Ajol Xoxa. Për Xoën masa është zëvendësuar me detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes nga vendi.

Gjithashtu është vijuar masa “arrest me burg” për biznesmenin Elman Abule. Vijim i masës së kërkuar nga SPAK është dhënë edhe për biznesmenët Gentjan Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi e Meriman Palushi.