
Gjashtë fëmijë të mitur dhe drejtuesja e një mjeti janë plagosur pas një aksidenti në Tiranë.
Përplasja e dy makinave ka ndodhur në Vaqarr ndërsa të gjithë të gjithë fëmijët e mitur të moshave 6-10 vjeç po udhëtonin në makinën që drejtohej nga shtetasja Xh.Sh.
Ndërsa makina tjetër drejtohej nga shtetasi A.P. i cili ka pësuar pa dëmtime.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh.Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.P. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”