
Kreu i PD-së mbajti sot foltoren e radhës para kryeministrisë.
Në fjalën para disa mbështetësve që po e ndiqnin me kërshëri, Berisha tha se ata mbrojtën demokracinë direkte përmes referenfumit të para dy ditëve për kreun e ri të selisë blu, ku ai ishte i vetëm në garë.
“Por mbi të gjitha ju ishin madhështorë sepse mbrojtët formën më sublime, më eprore të demokracisë në të gjitha kohërat, nga Greqia e lashtë gjer sot, mbrojtët demokracinë direkte, mbrojtët referendumin. Muaj të tërë, puthadorët e regjimit, shushunja që ushqehen me djersën, mundin, gjakun e njerëzve të punës së këtij vendi, me taksat e tyre, çdo natë, çdo ditë, 24 orë mbi 24 orë, bënë gjithçka të përbaltin formën më sublime, formën më përfaqësuese, demokracinë direkte. Në emër të kujt? Në emër të një bastardi, pasardhës xhelatërish. Në emër të një bastardi që ka 17 vite që në partinë e tij nuk voton njëherë”, tha Berisha.