Vendosni fjalën kyçe....

“O sot, o kurrë, nesër të gjithë para Gjykatës së Lartë” – Këlliçi jep kushtrimin


Ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi u ka bërë thirrje qytetarëve e mbështetësve të PD-së që të marrin pjesë ditën e nesërme në tubimin e thirrur para Gjykatës së Lartë, ku do vendoset rekursi i Rithemelimit të Berishës për vulën dhe logon e PD-së.

“O sot, o kurrë” – shkruan Këlliçi.

Kandidati i opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit vitit 2023 tha se përvetësimi i vulës ka qëllim zhbërjen e simboleve historike dhe identitetit të forcës së parë demokratike në vend.

“Nesër në 09:00, shihemi në protestë përpara Gjykatës së Lartë. Përvetësimi i vulës së Partisë Demokratike ka për qëllim afatgjatë zhbërjen e simboleve historike dhe identitetit të forcës së parë demokratike në vend. Organizim në bllok nga qeveria e nipërve dhe mbesave për të zhbërë historinë e Shqipërisë pluraliste. Protesta për mbrojtjen e simboleve tona është protestë për dinjitetin tonë si të djathtë. O sot, o kurrë.” – shkruan Këlliçi.