Vendosni fjalën kyçe....

Fluks në Kapshticë për Krishtlindje, sa njerëz kanë hyrë në vend në 24 orët e fundit


Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë sot Krishtlindjen ndërsa vetëm pas 5 ditësh të gjithë pa dallim feje festojmë natën e ndërrimit të viteve.

Me rastin e këtyre festave, një pjesë e mirë e shqiptarëve kanë vendosur të kthehen në atdhe për të kaluar ditët e gëzuara pranë familjarëve.

Kjo ka bërë që të krijohet shumë fluks në pikat kufitare. Sipas ‘BalkanWeb’, brenda 24 orëve vetëm në Kapshticë kanë hyrë 8260 njerëz dhe kanë dalë 2674 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Për të shmangur këtë fluks, aktualisht në hyrje po punohet me 4 sportele ndërsa ka lëvizje të shtuar të mjeteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *