Vendosni fjalën kyçe....

Chiara Ferragni reagon e përlotur për skandalin me kompaninë e panetoneve në të cilin u përfshi


Chiara Ferragni është përfshirë në një skandal në të cilin akuzohet se ka mashtruar njerëzit në lidhje me një bamirësi që do të bëhej nga shitja e ëmbëlsirës pandoro vitin e kaluar.

Influencuesja, pas mijëra kritikave në rrjetet sociale dhe gjobës prej 1,075 milionë euro nga AGCM (Autoriteti Garantues i Konkurrencës dhe Tregut), reagoi e përlotur në një video të publikuar në Instagram:

Kam qenë gjithmonë e bindur se ata që kanë më shumë fat, kanë edhe përgjegjësinë morale për të bërë (vepra) të mira”, u shpreh ajo, duke vijuar se këto janë vlerat që e kanë përfaqësuar atë dhe familjen e saj dhe të njëjtat vlera do t’i trashëgojë te fëmijët.

Ne gjithashtu i mësojmë fëmijëve se gabimet mund të bëhen dhe kur kjo ndodh, duhet ta pranojmë, edhe nëse është e mundur, të korrigjojmë gabimin e bërë dhe të mësojmë prej tij. Këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje! Do t’i dhuroj 1 milion euro Regina Margherita-s për ta mbështetur në kujdesin ndaj fëmijëve”, u shpreh Chiara.

Ajo vijoi: “Po e bëj këtë publikisht, pasi e kuptova se kisha bërë një gabim në komunikim”, duke theksuar se ndonëse qëllimi ishte i mirë, sërish nuk ka pasur kontroll të mjaftueshëm mbi komunikimin dhe shkaktimin e keqkuptimeve.

Chiara bëri me dije se do ta “kundërshtojë dispozitën e AGCM, sepse e konsideron të padrejtë”.

Ajo shtoi se gabimi i saj qëndron te lidhja e një aktiviteti tregtar me një aktivitet bamirësie dhe tha se në ditët në vijim do të flasë me Regina Margherita, për të kuptuar sesi spitali mund ta përdorë shumën e dhuruar. Chiara u shpreh se do të përditësojë publikun dhe bëri me dije se do ta zëvendësojë gabimin e saj me diçka konstruktive dhe pozitive.

Menjëherë, kjo ngjalli reagime dhe polemika të shumta në rrjet, madje edhe kryeministrja e vendit, Georgia Meloni kritikoi ngjarjen.

Gjatë ditës së premte, kompanitë që kontrollohen nga Chiara Ferragni u gjobitën me shifrën e majme prej 1.075 milionë euro, për shkak se kishte gënjyer konsumatorët për të blerë pandoron. Gjithashtu, u gjobit edhe kompania “Balocco”, me të cilën Chiara bashkëpunoi për të hedhur në treg pandoron e Balocco-s, e cila kushtonte plot 9 euro. Blerësit u mashtruan me idenë se blerja e pandoros do të shërbente për bamirësi në një spital në Torino.

Balocco i ka dhuruar spitalit vetëm një shumë prej 50.000 eurosh, duke bërë kështu vetëm një transaksion. Kjo ka ndodhur disa muaj para se të niste fushatën me Chiara-n, çka do të thotë se shitja e ëmbëlsirës nuk shkoi asnjëherë në fondin e spitalit.