Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Porti i ri në Porto Romano e kthen Durrësin në një nga portat më strategjike të Mesdheut


Ministrja e Infrastruktrës Balluku thatë gjatë prezantimit të projektit të Portit të ri të Durrësit në Porto Romano në një nga portat më strategjike të Mesdheut.

Gjatë fjalës së saj në prezantimin e projektit ajo nënvizoi se projekti i ri ka ardhur pas një bashkëpunim mes qeverisë të Shqipërtisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Balluku tha gjithashtu si Korridori 8, që lidh Portin e Porto Romanos me portet bullgare në Detin e Zi përmes Maqedonisë së Veriut rrit sigurinë jo vetëm të tre vendeve, po të gjithë NATO-s.

“Përpjekjet tona të përbashkëta janë rritur jo vetëm në numër po edhe strategjikisht duke ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të tre vendeve tona. Para pak ditësh në samitin e Tiranës mes BE-së e Ballkanit Perëndimor, Korridori 8 që lidh Portin e Durrësit në Porto Romano me portet bullgare në Detin e Zi, duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut, u miratua si një prej korridoreve kyçe të BE-së. Korridori 8, për të cikin kemi lobuar gjatë rrit sigurinë jo vetëm për vendet tona, por për gjithë vendet e NATO-s. Projekti që do prezantojmë sot e kthen Portin e ri të Durrësit në një nga portat strategjike të Mesdheut.” – tha Balluku.