Vendosni fjalën kyçe....

‘Apple Watch’ ndërpret shitjet në SHBA


Apple do të ndalojë shitjen e modeleve më të fundit  të orave në SHBA, pasi SHBA-ja zbuloi se kishte shkelur të drejtat e patentës.  Ky është një urdhër që ndalon shitjet dhe importet e orëve, që shërbejnë për matjen së oksigjenit në gjak, vendim i cili do të hyjë në fuqi në 26 dhjetor.  

Apple ka thënë se ka në plan të apelojë vendimin por do t’i heqë ‘paraprakisht’ pajisjet nga sajti i saj i SHBA më 21 dhjetor dhe nga dyqanet në vend,  pas pragut të Krishtlindjeve.

Shitjet nuk kanë pasur probleme në vende të tjera 

“Apple nuk është dakord me urdhërin dhe po ndjek një sërë opsionesh ligjore dhe teknike për të siguruar që Apple Watch të jetë në dispozicion të klientëve,” u shprehën përfaqësues të Apple.  

Çështja rrjedh nga një mosmarrëveshje me firmat e pajisjeve mjekësore Masimo dhe spin-off Cercacor me bazë në Kaliforni, të cilat kanë akuzuar gjigandin e iPhone për dëmtimin e personelit  kryesor dhe marrjen e hapave të tjerë për të vjedhur teknologjinë që ajo zhvilloi për të matur nivelet e oksigjenit në gjak.  

Shumica e versioneve të orëve inteligjente të kompanisë, duke përfshirë Serinë 9 dhe Ultra 2, e kanë përfshirë këtë veçori që nga viti 2020. Modeli SE i orës nuk e bën.

Në tetor, Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare i SH.B.A.-së tha se ishte e vërtetë që Apple kishte shkelur disa të drejta patente dhe kishte lëshuar një urdhër që ndalonte disa importe.  

Në atë kohë shefi i Masimo, Joe Kiani tha se dërgoi një ‘mesazh të fuqishëm se edhe kompania më e madhe në botë nuk i përmbahet ligjin’.  

Urdhri i Komisionit të Tregtisë Ndërkombëtare i nënshtrohet një shqyrtimi 60 ditor nga presidenti, i cili ka fuqinë të vërë veton ndaj vendimit.  

Kjo periudhë shqyrtimi do të përfundojë më 25 dhjetor.

Këto raste ndërhyrjesh konsiderohen të rralla, megjithëse ish-presidenti Barack Obama ndërhyri në emër të Apple, për një mosmarrëveshje të ndryshme në vitin 2013. 

Apple ka thënë gjithashtu se do të apelojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Tregtisë dhe do të kërkojë pezullimin e urdhrit pas vendimit të apelit.

Mosmarrëveshja është pjesë e një lufte më të gjerë me firmën Masimo lidhur me teknologjinë e oksigjenit.  

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e BBC.