Vendosni fjalën kyçe....

PD zgjedh Këshillin Kombëtar, kandidojnë ish-deputetë dhe emra të njohur



Në Partinë Demokratike ka nisur procesi i garës për përbërjen e re të Këshillit Kombëtar, ku kandidojnë ish-deputetë dhe drejtues me kontribute ndër vite në strukturat e partisë.

Mes emrave që bien në sy janë ish-deputetja Dhurata Çupi, si dhe ish-ligjvënësit Genc Pollo, Ardian Turku, Bedri Hoxha, Asllan Dogjani, Aurel Bylykbashi, Gjok Vuksani, Petrit Doda, Roland Keta dhe Adriana Gjonaj.

Në listën e kandidatëve figuron gjithashtu edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ndërsa për Këshillin Kombëtar kandidon edhe avokati Jordan Daci dhe ish-zëdhënësja e Sali Berishës, Juela Meçani.

Nga radhët e të rinjve dhe strukturave të FRPD-së kandidon edhe Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashit, si dhe Azem Hajdari, djali i “Heroit të Demokracisë”, Azem Hajdari.

Kuvendi Kombëtar i PD pritet të zgjedhë rreth 200 anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar. Ndryshimet e propozuara parashikojnë rritje të përfaqësimit të diasporës, grave dhe të rinjve, si dhe ristrukturim të mekanizmave të brendshëm të partisë, përfshirë edhe procesin e seleksionimit të kandidatëve për primare.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pritet të paraqesë para Kuvendit paketën me 8 ndryshime statutore, të cilat më pas do të hidhen për votim.