Vendosni fjalën kyçe....

Urdhërarrestet për inceneratorin e Tiranës, arrestohen 4 persona


Mbrëmjen e djeshme Prokuroria e Posaçme miratoi masat e arrestit për 15 persona në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës.

Raportohet se 4 persona janë arrestuar nga autoritetet ligjbzatuese.

Në prangat e policisë ranë shtetasit, Namik Simixhiu ( ish anëtar i Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës), Bledar Karoli, Jetmir Llapaj (zyrtar i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave) ndërsa Taulant Tushe, (drejtor i Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës) u vetëdorëzua.

Ndërkohë është shpallur në kërkim Erjon Murataj, i cili mësohet se ndodhet jashtë vendit.

Urdhër-arreste janë për dhënë për Lefter Kokën (i dënuar me burg nga GJKKO, ish-ministër i Mjedisit), Alqi Bllakon (ish-Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Mjedisit), Klodian Zoton, Mirel Mërtirin, Pëllumb Abeshi (ish-kryetar i Komisionit të Shpronësimit, Ministria e Mjedisit).

Ndërsa arrest shtëpie u dha për Alba Thoma (ish-Drejtoreshë Juridike e Ministrisë së Mjedisit), Valbona Ballgjini (anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Tiranës), Sidita Kopliku (anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës), Etleva Kondi (anëtare në komisionin për zhvillimin e procedurës koncensionare të Tiranës), Sidita Tola.