Vendosni fjalën kyçe....

Shorti i Euro 2024, Spalleti: Duam sërish fitimin e Europianit, Italia i tremb të gjithë


Italia do të përballet në grupet e Europianit të verës së ardhshme me kundërshtarë si Spanja, Kroacia dhe Shqipëria. Për “TG Poste”, trajneri i “axurrëve”, Lucciano Spalleti tha se skuadra do tentojë t’i shkojë deri në fund rrugëtimit.

“Në futboll nuk ekziston asnjë short i lehtë apo grup i lehtë. Edhe për kundërshtarët tanë është e vështirë sepse ata do të përballen me Italinë, jam i bindur se nuk do ta donin një kundërshtar të tillë nga fasha e katërt. Ne kemi historinë tonë dhe në Europian, Italia duhet të bëjë mirë në këtë kompeticion. Jemi kampionët në fuqi dhe kemi detyrimin për të bërë mirë dhe për të tentuar sërish fitimin e Europiani”, – theksoi tekniku. Italianët hasën mjaft vështirësi në kualifikueset e Euro 2024, teksa bileta u pre vetëm në ndeshjen e fundit, atë ndaj Ukrainas.