Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan e Mitsotakis do takohen në New York


Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka njoftuar se do të takohet me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në New York të SHBA-së.

Në fakt, një javë më parë Mitsotakis mohoi që të ketë një takim me Erdogan.

Erdogan paralajmëron se do të shohë në takim se sa i ndershëm është Mitsotakis.

“Ekziston vendimi i EUMED, i cili është një vendim i padëshirueshëm. Ne do të shohim se sa i ndershëm është Mitsotakis në këtë çështje dhe çfarë hapash do të ndërmarrë’’, tha Erdogan.

Presidenti turk thekson se do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për vendim e tij kur të jetë e nevojshme.

“Ne si Turqi do të ndërmarrim hapat e nevojshëm dhe do të marrim vendimet e nevojshme kur të jetë e nevojshme”, tha ai.