Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj flet për inceneratorin: Firmosa vetëm kur qeveria dha fondet, nuk jemi supervizori


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë për emisionin “Real Story” ka folur për inceneratorin e Tiranës dhe akuzat nga opozita se pse ai nuk është marrë përgjegjës duke qenë se ka firmosur një shkresë që i hapte rrugën kontratës koncesionare të inceneratorët.

Sipas Veliajt Këshilli Bashkiak autorizoi Kryetarin e Bashkisë i cili dha autorizimin vetëm kur qeveria dha fondet.

Inceneratori i Tiranës, është mirë që kjo situatë të sqarohet në gjykatë. Sot Tirana është më e pastër. Tirana ka një dinamikë ulëritëse të pastrimit. Ka qenë nevojë që kur ne erdhëm në qeveri.

Raportin e fizibilitetit e marr të gatshëm, nga koha kur Basha ishte kryetar Bashkie, e gjithë puna ishte kryer para se të vija unë në bashki. Detyrë ishte t’ia raportoja qeverisë.

Nuk ka ligj që kërkon mbledhje të posaçme të Këshillit Bashkiak. Mund të ketë mbledhje të posaçme për të respektuar një autoritet që vjen.

Mbledhja është bërë në shtator ndërsa kontrata e qeverisë në gusht. Kërkonim nga qeveria të na vinte fondin në dispozicion.

Këshilli bashkiak autorizoi kryetarin e Bashkisë, i cili vetëm kur ka marrë fondet nga qeveria ka dhënë autorizim”-deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj u shpjegua pse sot nuk ka një incenerator duke thënë se bashkitë janë klientë të një kontrate që ka bërë qeveria dhe nuk është bashkia ajo që e ndërton dhe nuk është as supervizor.

Gjithashtu u shpreh se impianti i trajtimit në Sharrë nuk është pronë e Bashkisë dhe se nga hetimi nuk ka asnjë kompleks pasi këshilli i bashkisë ka votuar pasi është firmosur kontrata.

Të pesta bashkitë janë klientë të një kontrate të bërë nga qeveria. Kontrata ka qenë për 30 vite, në 2023 duhet të fillonte ndërtimi i inceneratorit por me këto që ndodhën, u ndërprenë punimet. U mor në administrim nga shteti. Administratori shtetëror duhet të jetë gardiani i kontratës, duhet të vazhdojë me ndërtimin e inceneratorit edhe kur të jepet ky verdikt. Nuk është zgjidhje të mos bëjmë asnjë punë, të bëjmë punë, por me sa me pak probleme. Bashkia nuk është supervizori, është klienti. Sot administrator i kompanisë është nje ent shtetëror. Nuk e ndërton bashkia inceneratorin. Është pronë e shtetit. Nuk ka kaluar prona, ka qenë në administrim të Bashkisë.

Zonja Jorida Tabaku në vitin 2012, në cilësinë e nënkryetares së Bashkisë i thotë drejtorit Shemsi Agës, në kuadër të përfundimit të projektit të zotit Olldashi-Basha, i thotë, në vijim të kësaj shkrese merrni masa dhe dorëzimin e objektit nga ana juaj, për Sharrën. Nuk e jep me Këshill Bashkiak, as kryesie partie, ia jep me shkresë. Nuk është pronë e Bashkisë”, –tha Veliaj.