Vendosni fjalën kyçe....

Gjiganti i naftës  Endeavour Energy mendon shitjen për 30 miliardë dollarë


Endeavour Energy Partners po eksploron një shitje që mund të vlerësojë prodhuesin më të madh privat të naftës dhe gazit në pellgun e Permianit, fushës më të mirë të naftës në SHBA, midis 25 dhe 30 miliardë dollarëve, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Shitja do vinte pothuajse 45 vjet pasi naftëtari i Teksasit Autry Stephens nisi kompaninë që do bëhej më vonë Endeavour. 85-vjeçari ka vendosur të përfitojë nga një valë marrëveshjesh të mëdha që përfshin sektorin, thanë burimet.

Stephens u ka kërkuar bankierëve të JPMorgan Chase (JPM.N) që të përgatiten për të nisur një proces shitjeje për Endeavor në tremujorin e parë të 2024, thanë burimet, duke paralajmëruar se asnjë transaksion nuk është i sigurt dhe duke kërkuar që të mos identifikohet sepse diskutimet janë konfidenciale.

Endeavor dhe JPMorgan nuk pranuan të komentojnë.

Operacionet e Endeavor shtrihen në 350,000 hektarë (1,416 kilometra katrorë) në pjesën Midland të pellgut të argjilës Permian që shtrihet në Teksasin Perëndimor dhe lindjen e Neë Mexico-s.

Universi i blerësve potencialë që kanë mundësitë financiare për një kompani me madhësinë e Endeavour është i kufizuar. Megjithatë, vala e konsolidimit që godet industrinë, ndërsa prodhuesit kërkojnë të rrisin shkallën dhe të bllokojnë sipërfaqen më të mirë, tregon se do kishte oreks edhe mes të paktëve.

Endeavour prodhoi 331,000 fuçi të barasvlefshme nafte në tremujorin e dytë të 2023, 25% më shumë nga periudha korresponduese në 2022, sipas Fitch Ratings. Agjencia e vlerësimit të kreditit parashikoi muajin e kaluar që Endeavor do sjellë rreth 1 miliard dollarë rrjedhë të ardhurash në vitin 2024.