Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 500 kg kanabis në Vlorë, RENEA stakoi energjinë para operacionit, arrestohen 7 persona


400 kg kanabis janë sekuestruar në Vlorë në një operacion policor.

Sasia e lëndës narkotike është gjetur në fshatin Trevllazër.

Droga ishte ngarkuar në një furgon dhe ishte gati për transport.

Destinacioni i saj nuk dihet ende ndërsa pakot ishin stampuar me shkronja K,F, A.

Në operacion morën pjesë edhe forcat RENEA ndërsa gjatë operacionit janë arrestuar 7 persona. Sasia prej rreth 500 kg kanabis ishte ndarë në 34 pako.

Gjatë operacionit të zhvilluar pas mesnate policia ka stakuar energjinë elektrike në zonë.

Po kështu gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 4 automjete, 2 prej të cilëve furgonë.

Sasia e kanabisit dyshohet se do trafikohej drejt Turqisë.

Të arrestuarit janë: Idriz Meminaj 31 vjec, Romir Meminaj 49 vjeç e Emanuel Meminaj 22 vjecc, të tre banues në fshatin Trevllazën, Nertil Gjoni 39 vjeç e Xhuliano Gjoni 30 vjeç, të dy banues në fshatin Babicë, Laurent Lika 37 vjeç, banues në Vlorë e Altin Meçi 50 vjeç banues në Patos