Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vrau ndërtuesin britanik, arrestohet 22-vjeçari në Durrës


Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia Shqiptare pasi dyshohet për vrasjen e një ndërtuesi anglez.

22- vjeçari është arrestuar të enjten në portin e Durrësit, pas një kërkese ndërkombëtare për ekstradim. ndodhet në paraburgim, në pritje të ekstradimit.

Sipas Daily Mail, fillimisht u mendua se John Woodward, 47 vjeç, ra nga një ndërtesë në Londër në prill të vitit 2018.

Por pas ekzaminimeve mjekësore u përcaktua se shkak i vdekjes kishin qenë goditjet e forta në kokë.

Hetimet për vrasjen nisën në prill të vitit të kaluar pasi policia iu përgjigj raporteve për një njeri të plagosur në çatinë e një ndërtese tregtare.

Sipas policisë britanike, Shërbimi i Ambulancës së Londrës ishte thirrur në çatinë e ndërtesës së Mastermelts të Shtypit më 17 prill, ku zoti Woodward u shpall i vdekur në vendngjarje.

Një 24-vjeçar u arrestua me dyshimin për vrasje më 18 prill, por më vonë u lirua. Më vonë u arrestua sërish pas dyshimeve se ka ndihmuar autorin e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *