Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është vendosur të votojë sot për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, disa ditë pasi SHBA vuri veton ndaj një rezolute të ngjashme të propozuar në Këshillin e Sigurimit, shkruan BBC.
Drafti aktual i propozuar u paraqit nga një grup prej 20 vendesh arabe dhe Organizata për Bashkëpunimin Islamik. Asnjë vend nuk ka një fuqi vetoje në Asamblenë e Përgjithshme prej 193 anëtarësh.
Megjithatë, ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht detyruese, megjithëse ato pasqyrojnë opinionin global.
Që kur filloi lufta, Këshilli i Sigurimit ka dështuar gjashtë herë të miratojë një rezolutë që kërkon armëpushim për shkak të mosmarrëveshjeve midis 15 anëtarëve të tij.