Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten 737 persona, u kapën pa maskë ose duke lëvizur pas orës policore


634 persona në vend janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë të reja gjobë pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.

98 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Një subjekt është gjobitur me 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë e kryente veprimtarinë në shkelje të protokolleve të sigurisë. Për sa u përket lëvizjeve pas orës 20:00 janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja 4 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *