Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet aksi rrugor bypass-Qafë Murriz në Rrugën e Arbrit


Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi rrugor bypass-Qafë Murriz, pjesë e rrugës së Kombit, aktualisht është bërë i pa kalueshëm.

Policia e Shtetit tha se firma e mirëmbajtjes po punon për pastrimin e plotë të borës nga rruga dhe deri në përfundim të punës së tyre, qarkullimi i mjeteve do të bëhet nga aksi i vjetër rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Akset rrugore Peshkopi-Bulqizë, Bulqizë-Klos; Peshkopi-Kukës, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë, të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112.