Vendosni fjalën kyçe....

Aksi Bulqizë – Peshkopi problematik për shkak të reshjeve të dëborës, ARRSH: Kemi pastruar rrugën dhe kemi hedhur kripë, pajisuni me goma dimërore


Në Bulqizë-Peshkopi ka pasur reshje dëbore me intensitet.

Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren pa ndërprerje, kanë bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni drejt këtij aksi për të mos sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.