Vendosni fjalën kyçe....

Digjet gjatë natës makina e shefit të paraburgimit në Vlorë


Dy persona të maskuar kanë djegur makinën e shefit të paraburgimit në Vlorë, Feim Sinani.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë natës, në lagjen “Hajro Cakërri” të qytetit bregdetar.

Makina e djegur është tip Nissan Micra dhe mendohet se është ngjarja e qëllimshme.

Nuk dihet ende identiteti i autorëve dhe as shkaqet, por paraprakisht besohet se bëhet fjalë për shkak të funksionit të Sinani mban.

 “Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– thotë policia.

Po në orët e para të këtij mëngjesi, ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe në qytetin e Elbasanit dhe të Fushë-Krujës.

Elbasan janë djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të premte dy makina. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori” ku mësohet se është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo” dhe një tjetër mjet i parkuar pranë tij, tip “Ford”.

Ndërsa në Fushë Krujë, ngjarja ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”. Mjeti tip “Golf”, në pronësi 20 vjeçarit G. D., është djegur pjesërisht teksa ishte i parkuar në oborin e banesës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *