Vendosni fjalën kyçe....

“Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin janë detyruar të kërkojnë falje para Komisionit të Venecias” – Deklarata e fortë e Blushit


Zëdhënësi i presidentit Meta, Tedi Blushi, tha në deklaratën për shtyp se kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ata që e shoqëronin në Venecia janë detyruar të kërkojnë falje para komisionit.

Sipas Blushit, i cili tha se faktet dhe provat nuk mund të bëhen publike për shkaqe etike, Balla është dashur të kërkojë falje për keqpërdorimin politik të draft-opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e Komisionit të Venecias.

“Gjithashtu ju bëj me dije, se është e provuar me fakte e prova të pakundërshtueshme, por që për etikë nuk mund të bëhen publike, se Tao Tao dhe lolot që e shoqëronin në “Venecia” janë detyruar sot të kërkonin falje me përulje para Komisionit, për keqpërdorimin politik të Draft Opinionit, për shkelje të konfidencialitetit dhe për përdorimin e “Venecias” për të keqinformuar shqiptarët, duke zhvendosur vëmendjen nga problemet e vendit dhe të integrimit.” – tha Blushi,


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *